Projektimi i 1,9 kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë do të përfundojë gjatë muajit të ardhshëm, menjëherë pas kësaj do të fillojë tenderimi, ndërsa pritet që në disa muajt e ardhshëm të fillojë edhe ndërtimi i kësaj pjese të aksit rrugor, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë Goran Sugareski.
“Autostrada është parimore dhe menjëherë pas përfundimit të aksit të autostradës që fillon nga Milladinovci për në Shtip pritet që të fillojë ndërtimi i pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë. Projektimi për 10,5 kilometrat e tjera do të përpilohet gjatë 2019, ku do të fillojë ndërtimi i kësaj pjese të autostradës”, theksoi Sugarevski para fillimit të konferencës me temë “Maqedonia megalopolis” në ASHAM.
Paralajmëroi që gjatë sezonit të ardhshëm ndërtimor do të intensifikohet ndërtimi i autostradës nga Kërçova për në Ohër.
“Do të ketë intensifikim serioz edhe të punëve të autostradës Kërçovë-Ohër, sepse me aneksin tre tejkalohet problemi në pjesën e mjeteve, por edhe të katër-pesë problemeve të tjera që i kemi në këtë autostradë”, tha Sugareski.