Si pasojë e mungesës së kuadrove, gjegjësisht, motrave medicinale në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, kjo qendër urgjente është mbyllur.
Vetëm gjatë këtij viti, nga Klinika janë larguar tre specialistë, ndërsa për shkak mungesës së mjekëve, fëmijët e sëmurë nga leukemia dhe diabeti do të përzihen me fëmijët e sëmurë nga gripi. Ambulanca ku trajtohen pacientët në mënyrë urgjente është në korridorin e njëjtë me ordinancat specialistike. Por, për menaxhmentin e institucionit kjo nuk ishte problem në mjekim.
“Mund të shihni se nuk ka frekuencë të lartë, kjo nuk është problem, termini im funksionin. Nuk kemi motra mjekësore dhe pediatër, nuk mund të punësojmë për shkak se nuk ka”, tha Katerina Straviq, drejtoreshë e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.
As ministri i shëndetësisë. Venko Filipçe nuk ka përgjigje për fillimin e puës së Qendrës urgjente për fëmijë. Sipas tij, ky problem është pasojë e politikave që i kanë trashëguar nga e kaluara.
Qendra Urgjente në Klinikën e Fëmijëve është hapur në vitin 2013 me ndihmën e organizatës TIKA. Në periudhën kur ishte në funksion, në qendët janë pranuar madjeq nga dhjetë fëmijë në ditë në gjendje kritike.