Më 18 dhjetor përkujtojmë për Nenin 18 nga Deklarata e përgjithsme për të drejtat e njeriut: Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.
Religjioni është dukuri kontraverse e cila shpesh përdoret si sinonim për besim, definohet si besim në mbinatyroren, të shenjtën ose hyjnoren, si dhe kodet morale, traditat dhe institucionet lidhur me këtë besim. Në kuptimin më të gjerë, disa e definojnë si shumë totale e përgjigjeve të dhëna për shpjegimin e lidhshmërisë së njeriut me universin.