Të inspiruar dhe të nxitur nga gjendja në arsimin sipëror në Maqedoni, si dhe nga protestat e sotme të studentëve që u mbajtën në Tetovë, reagimet nuk ndalen nëpër rrjetet sociale.
“Pa një veting për titujt shkencorë dhe akademikë të mësimdhënësve nëpër univerzitetet në gjuhën shqipe në Maqedoni, do vazhdojmë të zhytemi në humnerën e vetmashtrimit.
Pa një veting për titujt shkencorë dhe akademikë të mësimdhënësve nëpër univerzitetet në gjuhën shqipe në Maqedoni, do vazhdojmë të zhytemi në humnerën e vetmashtrimit.
Ashtu si nëpër ferma, viteve të fundit u shtuan aq shumë profesorë tallava dhe lëshuan rrënjë të thella, sa që tani është e vështirë të shkulen pa një proces serioz vetingu për pastrimin nga qelbi. Thënia “Nëse dëshiron ta shkatërrosh një popull, fillo nga arsimi” sot është një e vërtetë e papërballueshme për të gjithë ne, përveç për matrapazët.”, thuhet në statusin në Facebook i shkruar nga Ngadhnjim Mehmeti, aktivisti nga Eco Guerilla.