Në Tetovë sot filluan protestat studentore, me sloganin #për studentët.
Studentët e Universitetit të Tetovës kanë shprehur pakënaqësinë nga politikat korruptuese të Universitetit, me kërkesa për përmirësimin e menjëhershme të gjendjes.
Kërkesat e studentëve mund t’i lexoni në vijim.
“Kërkesat tona drejtohen tek Ministria e Arsimit dhe tek të gjitha Universitetet e Shqiptarëve në Maqedoni, që janë të korruptuara deri në fyt.”
Ju mundoheni të na ndaloni, ne na janë ndezur motorët për drejtësi!
Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës dy mujore nga Universiteti (50 euro).
* Zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj (50%).
* Largimi i pagesës prej 100€ për çregjistrim nga universiteti.
Të financohet ekskursioni profesional ose largimi i saj si lëndë obliguese.
Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar.
Furnizimi dhe renovimi i sallave, laboratorëve dhe mjeteve tjera të domosdoshme për studentët.
Publikimi i statutit të universitetit dhe raport-vlerësimi i evaluimit të studentëve që bëjnë për profesorët të jetë në faqen e universiteteve.
Statuti i Parlamentit Studentor të jetë në faqen e universitetit dhe parlamenti studentor të jetë i pavarur nga rektori dhe partia politike.
Largimin e profesorëve të denoncuar për kryerje të ndonjë vepre penale brenda institucioneve arsimore.
Rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave . A është respektuar ligji , koha për kalim prej një titull në tjetër dhe punimet shkencore.
Ndalimi i diskriminimit të femrave dhe kushtëzimi i tyre me akte të turpshme në këmbim note.Kërkojmë nga Revizioni shtetëror, Komisioni për kundër korrupsionit, inspektorati i arsimit dhe policia financiare të hetojnë çdo shpenzim të buxhetit të universitetit që plotësohet nga studentët dhe taksapaguesit.
Kuadri universitar të marr mbi vete ndryshimin e plan-programeve mësimore, diskriminuese, në të gjitha nivelet e arsimit shqip.
Të ndërpritet ndikimi i emërimit të mësimdhënësve nga partitë politike.
Kërkojmë urgjentisht të çlirohen Universitetet nga nepotizmi i skajshëm, në vend të familjarëve të punësohen profesorë të kualifikuar që do punojnë për interesin e studentëve dhe jo për qëllime personale-familjare.
Me respekt: STUDENTËT, ata të cilët ju mundoheni t’i ndalni!!
Në këtë faqe gjithashtu njoftohet se dy nga kërkesat e para janë hequr pas ankesave dhe kritikave në opinion. Studentët që mbajnë këtë faqe por që ende mbeten në anonimitet në një kontakt jo zyrtarë me portalin tonë thanë se nuk shfaqen për të evituar presionet dhe tentimet për të penguar protestën. Ata thonë se nuk janë të ndikuar politikisht edhe pse ka tentime nga partitë për t’i njollosur dhe për ti penguar. Përveç kërkesave të lartpërmendura, studentët e mjekësisë kanë shtuar edhe kërkesa të tjera të cilat kanë të bëjnë vetëm me drejtimet e tyre:
KERKESAT NGA MJEKËSIA
KOLLOKVIUMET NUK NA MERREN PARASYSH NË ASNJË MËNYRË PËRDERISA NË DREJTIMET TJERA SHUMICA I KALOJNË PROVIMET ME KOLLOKVIUM !
KUR DALIN REZULTATET E PROVIMEVE NË TË SHUMTËN E RASTEVE S’KEMI MUNDËSI T’I SHOHIM TESTET, PROVIMET SE KU KEMI GABUAR, PËR CFARË ARSYE NUK E KEMI KALUAR PROVIMIN – ME NJË FJALË – DUAM TRANSPARENCË!
NE SI STUDENTË TE MJEKËSISË JEMI VAZHDIMISHT TË DETYRUAR TË BLEJMË LIBRA PËR ARSYE SE PA ATO S’MUND TE MERREN NËNSHKRIMET NË FUND!
KËRKOJMË TË SHTOHET AFATI I PRILLIT QË U LARGUA VITIN E KALUAR, ME QËLLIM SE DO RRITET NIVELI I FAKULTETIT!
TË MOS HAPET PARA FAKULTETIT “TEZGË PËR SHITJEN E PROVIMEVE” , POR ÇDO STUDENT TË MARRË ATE QE E MERITON!
ËSHTË ABNORMALE QË NJË STUDENT TË PAGUAJË 1000 EURO SEMESTRIN KUR KA EDHE SHUMË HARXHIME TJERA!
PROFESORËT E KORRUPTUAR T CILËT TË GJITHË I NJOHIM SE CILËT JANË, KËRKOJMË QË PERFUNDIMISHT TË DALIN PREJ ATY PËR TU MOS U KTHYER MË, ASHTU SI NDODHI HERËN E KALUAR!
TË MBAHEN PROVIMET ME KOMISION DHE JO TE MBAHEN NGA PROFESORË E QE NUK JANË PERGJEGJËS PËR ATË LËNDË, POR QË E BEJNË VETËM PËR TË MARRË RROGË!
NUK KEMI ASNJË KUSHT TË VETËM PËR KRYERJEN E MËSIMIT PRAKTIK , PËRVEC DISA MIKROSKOPËVE PREJ KOHËS SË TITOS!
D. T.