Më 17 dhjetor përkujtojmë Nenin 17 të Deklaratës së përgjithshme për të drejtat e njeriut: 1. Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në bashkësi me të tjerët.
- Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.
Në Republikën e Maqedonisë me këtë ligj rregullohen e drejta për pronësi dhe të drejtat tjera të vërteta në pajtim me Kushtetutën. Të drejtë për pronësi mund të fitojnë të gjithë personat e vendit ose të huaj fizikë ose juridikë, duke e përfshirë edhe shtetin dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, nën kushte dhe në mënyrë të paraparë me këtë dhe ligje tjera.
Pronësia krijon të drejta dhe obligime, dhe duhet të shërbejë për mirëqenien e pronarit dhe të komunitetit.
Garantohet mbrojtja ligjore e pronësisë. Arritja, mbrojtja dhe ndalimi i të drejtës për pronësi dhe për të drejtat tjera rregullohen me ligj.