Hiqen vizat për qytetarët e Maqedonisë për në Kolumbi, njoftoi sot ambasadori i Maqedonisë në Brazil, Ivica Bocevski sot njoftoi se hiqen vizat për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
“Hiqen vizat edhe për në Kolumbi, ekonomia më shpejt në rritje në kontinent, shteti i dytë sipas numrit të popullatës në Amerikën Jugore dhe vendi magjik nga romanet Gabriel Garsia Markes”, shkroi Bocevski në profilin e tij në Facebook.
Vendet vijuese në listën për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë janë Urguaj, Paraguaj, ndërsa tashmë udhëtojmë lirshëm në Brazil, Argjentinë, Kili dhe Peru. Ivica Bocevski shtoi se regjimi pa viza i rrit detyrimet e Ambasadës së Maqedonisë në Brazili, por se për momentin bashkëpunimi është i shkëlqyer edhe me kompanitë turistike të Maqedonisë dhe me mërgimtarët nga Maqedonia në Amerikën Jugore.