Gjithsej në spital gjenden gjashtë të lënduar, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike.
Ministri i Shëndetësisë Filipçe pas vizitës në spitalin ku janë vendosur të lënduarit theksoi se do të transferohen në Shkup, pas stabilizimit të pacientëve.
Në Spitalin në Leskovc janë vendosur gjithsej 8 udhëtarë. Vozitësi është arrestuar nga policia nën dyshime se ka shkaktuar fatkeqësinë.
Sipas medieve serbe vozitësi i autobusit ka ngarë mbi 100km/h, kur në pjesën jugore të Serbisë koha ishte në gjendje shumë të keqe.
Në aksidentin ku është rrokullisur autobusi, humbën jetën 3 veta, ndërsa 32 mbetën të lënduar.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se në marrëveshje mes spitaleve do të organizohet transport për më të lënduarit, pas stabilizimit të gjendjes së tyre shëndetësore.