Aleksandar Trajkovski i akuzuari për rastin “Dhuna në Qendër” gazetarëve u tha se ka qenë në Hungari për tu shëruar nga sinuset.
“Isha për të bërë kontrolle. Dy vite kam kapacitet të zvogëluar të mushkërive. Deri tani askush nuk me ka udhëzuar në Klinikën për vesh, sy dhe fyt. Po trajtohem me pompa”, tha Trajkovski, ndërsa prezantoi edhe dokument mjekësor se është kontrolluar në klinikën “Duna Medikal”.
Ai shtoi se dokumentacionin e plotë do ta dorëzoj në institucionin ku është duke punuar, pra tek Doganat.