Nëse keni vendosur sot të regjistroheni në sistemin elektronik të Drejtorisë për të ardhura publike, përgatituni për “error 500” në monitorët e kompjuterëve tuaj.
Gjegjësisht, sistemi do t’i pranojë të dhënat tuaja, por nuk do t’ua jep kërkesën të cilën pastaj duhet personalisht ta dërgoni në sportelet në Drejtorinë për të ardhura publike. Procedurën nuk mund ta përsëritni sepse sistemi veç më ju ka regjistruar por nuk ju ka dhënë vërtetim për regjistrimin.
Në telefonin për informata, të punësuarit veç më janë të njoftuar me problemin, kështu që thjeshtë as që e dëgjojnë pyetjen tuaj dhe ju ndërpresin me përgjigje veç më të përgatitur “sistemi është i tillë, nuk keni tjetër çfarë të bëni, do të vini këtu dhe do t’u japim kërkesë të cilën do ta plotësoni dhe dorëzoni”.
Mbetet pyetja, pse na duhet sistem elektronik i cili i tregon dobësitë e veta qysh në fillim?