Propozim ligji për amnisti nuk do t’i përfshijë organizuesit dhe personat të cilët kanë kryer dhunë fizike gjatë ngjarjeve të 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend. Secili person i përfshirë me proces do të duhet të parashtrojë kërkesë për amnisti nga procedura e mëtutjeshme.
Në takimin punues të Nëngrupit për pajtim që u mbajt dje në Kuvend, propozimi për amnisti miratua nga Nëngrupi dhe iu parashtrua Grupit interparlamentar për integrim dhe pajtim i cili duhet ta shqyrtojë propozim zgjidhjen ligjore për amnisti, që do të miratohet me procedurë të shkurtuar.
Propozim ligji për amnisti nuk do t’i përfshijë organizuesit dhe personat të cilët kanë kryer dhunë fizike gjatë ngjarjeve të 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend. Secili person i përfshirë me proces do të duhet të parashtrojë kërkesë për amnisti nga procedura e mëtutjeshme.
Zekir Ramçilloviq, nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, i cili e kryesor këtë nëngrup, theksoi se anëtarët e tij kanë arritur konsensus rreth kësaj çështje.
“Secili person i përfshirë me këtë proces gjyqësor do të duhet të parashtrojë kërkesë për amnisti nga procedura e mëtutjeshme. Në këtë mënyrë konsiderojmë se procesi që duhet të japë përgjigje për tërë atë që ndodhi më 27 prill do të vazhdojë dhe nga ajo anë do të kemi epilog juridik, drejtësia do ta gjejë vendin, por gjithsesi edhe disa nga personat të cilët ishin të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit do të fitojnë amnisti dhe në atë mënyrë është bërë hapi i parë drejt relaksimit të marrëdhënieve në shoqëri, përkatësisht të ndarjeve të caktuara të cilat dolën nga kjo ngjarje”, theksoi Ramçilloviq.
VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në punën e këtij trupi, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për tregti politike lidhur me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.