“Komisionari për Zgjerim, Johanes Hahn, duhet të brengoset për zgjerimin, dhe jo për proceset ligjore të vendeve anëtare”. Këtë e tha ministri i Hungarisë për Punë të Jashtme, Peter Szijarto, duke reaguar në deklaratën e Hahn se Hungaria, me siguri, nuk do ta ekstradojë në Shkup, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Szijarto këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares hungareze në brifingun e mbledhjes së Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të BE-së.
Aty theksohet se Szijarto nuk e ka përmendur Maqedoninë dhe rastin e Gruevskit, i cili u arratis në Hungari për shkak të dënimit me burg në Shkup.