Në prag të miratimit të buxhetit për vitin 2019, Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar se do të dorrëzojë amendamente me të cilat do të kërkohen më shumë investime për infrastrukturën më vendbanimet shqiptare. Dega e kësaj partie në Tetovë ka paralajmëruar pesë projekte një ndër të cilat është edhe rruga Tetovë-Prizren e cila diskutohet gjatë miratimit të çdo buxheti, por ende nuk la asnjë vendim konkret.
“- RRUGA TETOVË – PRIZEREN, projekt i cili është shumë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik. Në qytetet e Prizrenit dhe Tetovës me rrethinat e tyre jetojnë nga 300 mijë banore kjo rrugë do të mundësonte komunikimin dhe marrëdhënien ekonomike mes dy qyteteve të cilat në vij ajrore janë vetëm 28 km, rruga e cila duhet të përshkruhet përafërsisht me 34 km.
Poashtu kemi dhe lidhjet me autostradat Ibrahim Rugova -Rruga e Kombit dhe dalja neper Shqiperi ne Detin Adriatik dhe Egje!
Duhet te merën parat nga një pozicion i buxhetit dhe të orientohen në projektin me Emër Rruga Tetovë – Prizren edhe atë faza e parë programi fizibiliti për Rrugën Tetovë – Prizren në vlerë prej 5 milion Euro”, thuhet në njoftimin e ASH Tetovë. Në njoftim thuhet se do të kërkohen mjete finansiare edhe për rrugët Tetovë-f.Xhermë ( 8 KM- 1.5 metër hapje të rrugës) çmimi ( 700,000 Euro), Zgjerimi i rrugës f.Sellcë -f.Vejcë rriparim të një pjese dhe hapje të rrugës ( 7 KM -1.5 metër hapje) çmimi (700,000 Euro), Zgjerimi i rrugës f.Brodec-f.Veshallë rriparim të një pjese dhe hapje të rrugës ( 6 KM -1.5 metër hapje) çmimi ( 750,000 Euro), Zgjerimi rrugës së f.Lisec nga rruga kryesore (1.5 KM dhe zgjerimi i po të njejtës për 1.5 metër)
çmimi ( 150,000 Euro), Zgjerimi , riparimi dhe masa mbrojtëse ( mure) rrugës së f.Llacë (1 KM) çmimi ( 100,000 Euro).
Aleanca për Shqiptarët në Tetovë ka kërkuar edhe mjete për ndërtimin e masave mbrojtëse nga vërshimet të cilat janë përsëritur vitet e fundit në rajonin e Tetovës.
“Ndërtimi i pragjeve që do e ndalojnë vërshimin dhe Masa parandaluese mos të vijë te vërshimet
1.Për shkak vërshimeve duhet të vendosen pragje në lumin e Porojit deri në Gjermë (çmimi 1000 000 eu)
2.Dhe për lumin e Reçicës deri në Lisec duhet të parashihen pragje që të eliminohen vërshimet (çmimi 500 000 eu)”, thuhet në njoftim. ASH Tetovë kërkon edhe themelimin e institutit për zhvillim të bujqësisë në Pollog, si dhe ndërtimin e shkollave europiane në Reçicë dhe Sellcë që poashtu kanë qenë premtime të pushteteve lokale dhe qëndrore, por nuk janë realizuar.
“F.Reçicë ka reth 1000 nxënës të ciklit fillorë që detyrohen të shkojnë në shkollën e lagjes Teqe , ndërsa në Reçicë ka vend dhe kushte shumë të përshtatshme që ky vendbanim të ketë një shkollë me të gjitha standardet e mundshme!
Ndërsa në fshatin Sellcë nuk plotësohen kushtet elementare duke u krijuar shumë vërshtirësi nxënesve gjatë vitit shkollorë dhe duke marë parasyshë se kjo shkollë është ndërtuar rreth viteve 50-60″, thuhet në arsyetimin e propozimit të Aleancës për Shqiptarët dega Tetovë.