Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se procesi i transformimit të FSK’së është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me kushtetutën. Kjo deklaratë kryeministrit në seancën parlamentare, vjen një ditë pas Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s se Kosova do të përballet me pasoja, nëse e formon ushtrinë.
“Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm është në përputhje me kushtetutën tonë, më të avancuaren në botë. Një kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë”.
Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shpreh mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, tha Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se Serbia është mobilizuar dhe po e pengon Kosovën si vend që ka dal prej binarëve të vet.
Haradinaj ka deklaruar se Serbia po bën propagandë duke thënë se Kosova po dëshiron t’i zgjidh problemet me arrogancë.
“Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbush marrëveshje të Brukselit. Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me e paraqit Kosovën si vend i dalë prej kontrollit në siguri pasi sipas tyre Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim”, ka thënë kryeministri Haradinaj,.
Sipas Haradinaj, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet bazike për të qenë ushtri dhe ka shtuar se ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se Kosova “do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të saj”
Ai i bëri këto komente në përmbyllje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar edhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.