Konferenca “Për shoqëri të liruar nga korrupsioni”, në organizim të CIVILit dhe “Zelena Llupa”, mbahet sot (6 dhjetor), në hotel Park (pas stadiumit të Qytetit), me fillim në ora 13:30 dhe do të zgjatë 120 minuta. Në foltoren do të paraqiten edhe kryeministri Zoran Zaev, Rozeta Trajan nga KSHNK, prof.. Mirjana Najçevska, Vane Cvetanov nga “Zelena Llupa” dhe Xhabir Deralla nga CIVILi.
Gjatë përgatitjes së konferencës, organizatorët vërejnë interes të jashtëzakonshëm në opinion, posaçërisht nëse merret parasysh sa është i dendur kalendari i ngjarjeve në këtë periudhë të vitit. Në pjesën e dytë të konferencës, sipas paralajmërimeve, sipas radhitjes së paraqitjes, do të diskutojnë edhe: Xhevdet Hajredini, ekspert për financa dhe ish ministër për financa, Pavel Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike, Vlladimir Georgiev, këshilltar shtetërorë në KSHNK dhe vlerësues në GREKO, Mariglen Demiri nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare – Shkup, Petar Bogojevski, aktivist i VMRO-DPMNE-së dhe themelues i Institutit për menaxhim mirëmbajtës, Goran Lefkov, gazetar në qendrën për gazetari hulumtuese Skup (Scoop) dhe Ilija Nikollovski, kryetar i Partisë se pensionistëve. Pjesëmarrjen e vetë e paralajmëruan edhe më tepër përfaqësuese dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Pas daljeve dhe diskutimeve, gazetaret dhe gazetarët, si dhe pjesëmarrësit tjerë do të kenë kohë për parashtrimin e pyetjeve të shkurta ose komente.
Konferenca do të jetë rast i rrallë në një vend të shihen përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë, bashkësia ekspertëve, institucione dhe organizata jo qeveritare dhe të këmbejnë qëndrime për temën më të nxehtë në shtet dhe në botë – korrupsionin.
Konferenca ka për qëllim të inicioj krijimin e hapësirës publike në të cilën pyetjet e lidhura me korrupsionin do të diskutohen në kontinuitet, me pjesëmarrje të opinionit më të gjërë në interaksion me përfaqësues relevant të sektorëve të ndryshëm qeveritarë, organizatave qytetare, institucioneve dhe ekspertëve. Të ftuar janë përfaqësues të mediave, organizatave qytetare dhe institucioneve, si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.
Në bazë të daljeve dhe komenteve, CIVILi do të përgatitë edhe rekomandim që do t’i prezantoj nëpër platformës së saj mediale dhe kumtesa deri te opinioni.
Konferenca është pjesë nga projekti “Qytetare dhe qytetarë për shoqëri të lirë” që e zbaton CIVILi, me mbështetje financiare nga Ministria për punë të jashtme të Gjermanisë.