Nëse për korrupsionin nuk guxohej as të mendohet, tani më për korrupsionin flitet hapur, zëshëm dhe ashpër. Një ditë para konferencës “Për shoqëri të çliruar nga korrupsioni”, (e enjte, 6 dhjetor, hoteli Park Rezidence – Shkup, ora 13:30), organizatorët nga Civili dhe Zelena Llupa, e informojnë opinionin se interesimi për këtë ngjarje është i madh, duke e marrë parasysh kalendarin e dendur të ngjarjeve në këtë periudhë të vitit. Folësi i parë në Konferencë do të jetë Kryeministri Zoran Zaev, i cili do t’i paraqet hapat kundër korrupsionit në qeverinë e tij dhe do të përgjigjet në pyetja nga kjo fushë.
Më pas, zëvendës ministri për drejtësi, Oliver Ristovski do t’i prezantojë hapat e qeverisë lidhur me propozimin për ligjin e ri kundër korrupsionit. Rozeta Trajan, eksperte me përvojë të madhe dhe sekretare e përgjithshme e Sekretariatit të Komisionit për parandalimin e korrupsionit do të flet për përvojat në luftën kundër korrupsionit.
Do të flet edhe aktivistja dhe ekspertja për të drejtat e njeriut, profesoresha Mirjana Najçevska, si dhe Vane Cvetanov, kryetari i Zelena Llupa, drejtor i mëparshëm i Agjencisë për parandalimin e pastrimit të parave, më vonë i akuzuar në rastin gjyqësor-policor “Spiun”. Konferencën do ta udhëheq Xhabir Deralla, presidenti i CIVILit, i cili do të flet për korrupsionin në proceset zgjedhore dhe kulturën politike të shoqërisë së korruptuar.
Konferenca do të jetë rast i rrallë në një vend të gjenden përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë, komunitetit ekspert, institucionet dhe organizatat joqeveritare dhe të këmbejnë qëndrime për temën më të nxehtë në vend dhe në botë – korrupsionin.
Përveç gjashtë folëseve dhe folësve të konfirmuar, deri tani pjesëmarrje kanë konfirmuar Xhevdet Hajredini, ekspert për financa dhe ministër i mëparshëm për financa, Pavle Trajanov, kryetari i Federatës Demokratike dhe tjerë.
Paraqitja për pjesëmarrje zgjat më së voni deri sot në ora 17. Praninë e kanë paralajmëruar edhe më tepër përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Kohëzgjatja e konferencës është e kufizuar në 120 minuta.
Konferenca ka për qëllim iniciativë për krijimin e hapësirës publike në të cilën pyetjet lidhur me korrupsionin do të diskutohen në vazhdimësi, me pjesëmarrje të opinionit më të gjerë në bashkëpunim me përfaqësues relevantë të sektorëve të ndryshëm të qeverisë, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.
Në bazë të adresimeve dhe komenteve, Civili do të përgatisë edhe rekomandime të cilat do ti paraqesë në opinion përmes platformës mediatike dhe kumtese për opinionin.
Konferenca është pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
CIVIL -Qendra për Liri