Kryeministri, Zoran Zaev nuk bisedoi me homologun e tij hungarez, Viktor Orban rreth ekstradimit të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, ndonëse dy kryeministrat morën pjesë në Samitin e Iniciativës Qendrore Evropiane në Zagreb. Zaev tha se në kudër të samitit nuk e ka pasur mundësinë që të takohet sy më sy me Orbanin, por vetëm i kanë shtrënguar duart në shenjë kurtuazie. Zaev tha se gjatë Samitit Maqedonia u vlerësua pozitivisht për ndërtimin e miqësive dhe reformave dhe se pritet që përmes vendit të vazhdojë zgjerimi i NATO-s dhe BE-së në rajon.
Për fat të keq jo, sepse kryeministri Orban ishte vetëm në darkë. Kishte vetëm përshëndetje kurtuazie mes të gjithë kryeministrave dhe ministrave. Ai sot nuk qëndroi në Samit që të mund të realizonim ndonjë takim. Por shpresoj se në ndonjë rast tjetër do të mund në takim dypalësh t’i shpalosim kërkesat tona të argumentuara, se azili është i pabazë dhe se duhet që ish kryeministri, Nikolla Gruevski të kthehet në Maqedoni dhe ta vuajë dënimin e tij gjyqësor.” – tha Zoran Zaev, Kryeministër
ALSAT