Për shkak të ndotjes së ajrit dhe tejkalimit të pragut të informimit është konfirmuar vlera prej 100 mikrogramëve në metër kub gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor jep rekomandime deri tek popullata.
Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rekomandohet të shfrytëzohet transporti publik, automjetet të mos shfrytëzohen pa nevojë, më shumë persona të voziten në një automjet në të njëjtën kohë, të mos shfrytëzohet për ngrohjen e hapësirave vaji i djegur i mbeturinave, mbeturina të ngjyrosura të drurit dhe mobilje, polisterol, PET ambalazh, copë gome dhe çfarë do materiali tjetër sintetik, si dhe në mënyrë të duhur të shfrytëzohen furrat me dru.
Njëherit Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për shëndet publik i RM-së rekomandon lëvizje dhe aktivitete të kufizuara në ambient të hapur të popullatës më të cenueshme midis të cilëve janë fëmijët, personat e moshuar, personat e sëmurë me sëmundje kronike dhe të mushkërive, me rrezik të veçantë për të sëmurit nga astma, por edhe për personat të cilët angazhimin e tyre profesional e kryejnë në hapësirë të hapur në zonat e ndotura të qytetit.
Rekomandimet aktivizohen në bazë të të dhënave nga Sistemi shtetëror automatik i monitorimit për cilësi të ajrit ambiental të definuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për vlera kufitare për nivele dhe lloje të substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragje të alarmimit, afate për arritjen e vlerave kufitare, margjina të tolerancës për vlerë kufitare, vlera të plota dhe qëllime afatgjate është tejkaluar në vendet matëse Shkup – Butel, Qendër, Karposh dhe Rektorat, Kërçovë, Kumanovë, Miladinovc, Strumicë, Manatir 1, Tetovë dhe Kavadar.
Informacioni për tejkalimin e pragut të informimit nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor është dorëzuar deri tek instituti për shëndet publik, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, Qyteti i Shkupit dhe njësitet për vetëqeverisje lokale ku ka episod të ndotjes alarmante të ajrit me tejkalimin e pragut të informimit.
Matjet e fundit tregojnë koncentrime prej 237 mikrogramë në Qendër, 189 në Karposh, 256 në Rektorat, 232 në Miladinovci dhe 163 në Butel.
Masa për mbrojtje nga ndotja aktivizohen në pajtim me dispozitën nëse koncentrimet në mes të ditës tejkalojnë 200 mikrogramë në dy stacione matëse në dy ditët në vijim.
Nesër, sipas paralajmërimeve të DPHM, priten kushte më të volitshme të motit, gjegjësisht me vranësira dhe ftohtë me erë të përforcuar veriore.