Nëpërmjet një kumtesë të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Shkupi me javë është në mesin e qyteteve më të ndotura në botë”.
“Maqedonia është e zymtë nga LSDM-ja. Me vite që kur është LSDM-ja është në Qeveri, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit” thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se janë shpenzuar 700.000 euro për lule dhe kafe për qeverinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas VMRO-DPMNE, nuk ka projekte dhe për këtë shkak ministri Duraku në mënyrë arrogante sillet dhe thotë se nuk pse të merret me qytetarët dhe zëvendës-ministri Makraduli fle në Kuvend derisa debatohet për ndotjen e ajrit, kurse Shilegovi luan lojëra.
“Nëse LSDM-ja me të vërtetë dëshiron ta ndalojë ndotjen e ajrit, në vend se të vendos masa diskriminuese ne propozojmë që Qeveria të sigurojë subvencione në vlerë prej 50% për furnizimin e automjeteve elektrike dhe hibride në qytetet më të mëdha në 3 vitet e para, dhe më pastaj masa të zgjerohet edhe në mjediset tjera”, thonë VMRO-DPMNE.
Në fund nga VMRO-DPMNE shitojnë se shteti nuk duhet të jetë peng i elitës së ngushtë partiake në krye me Zaevi që e errësoi Republikën e Maqedonisë.