Në mbledhjen e parë grupi për integrim është koordinuar për fazën e debatit publik përpara përpilimit të amendamenteve për ndryshimet kushtetuese, njoftoi koordinatori i grupit të punës për integrim në kuadër të trupit për pajtim, Jovan Mitrevski.
Debati do të zhvillohet në Universitetet publike të vendit duke filluar nga Shkupi dhe pastaj në universitetet e tjera, ndërsa zgjas 5 ditë. Në afat prej 3 ditës pas përfundimit të secilit debat Qeveria duhet të përgatisë raport dhe në bazë të debatit dhe raporteve, Qeveria do të duhet të përgatisë amendamentet mbi të cilat do të fillojë debati parlamentar në fazën e tretë të ndryshimeve kushtetuese. Leximi i tretë duhet të fillojë jo më herët se 30 ditë nga debati publik. Mitrevski u shpreh optimist se i gjithë procesi për ndryshimet kushtetuese do të përfundojë deri kah mesi ose fundi i janarit. Ky vendim u mor dje kur paralelisht na seancë plenare zhvillohej leximi i dytë për ndryshimet kushtetuese. Dy nga katër amendamentet u miratuan gjate fundjavës, ndërsa pritet të miratohet të paktën njëri ose edhe dy amendamentet e mbetura.
A. Zeqiri