Qyteti i Kërçovës është mbuluar nga tymi, ndërsa shifrat e stacionit matës të ndotjes së ajrit janë alarmante.
Në fotografi të postuara nga qytetarët nga një pozicion më i lartë mbi Kërçovë nuk duket asgjë tjetër në qytet përveç një shtrese të sheshtë mjegulle dhe tymi. Sipas të dhënave nga stacioni matës, përqëndrimi i grimcave PM 10 në këtë qytet kanë arritur deri në 104 mikrogram për metër kub. Me këtë edhe Kërçova bën pjesë në grupin e qyteteve më të ndotura në vend.
A. Z.