Me furgon policorë dhe nën përcjelljen e forcave speciale, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov nga burgu i Shutkës u dërgua në Gjykatë. Mijallkov në gjykatë u fut nga ana e pasme, gjegjësisht nga garazhi, ndërkohë që përskaj furgonit policorë u vërejtën edhe trupë-rojet e tij.
Mijallkov sot është në bankën e të akuzuarve për rastin “Thesari” për furnizimin e pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, rast i ngritur nga PSP-ja. Përveç Mijallkovit në rastin “Thesari” janë akuzuar edhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe ish ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq.