Komisioni për çështje të mandateve dhe imunitetit me pesë vota për dhe asnjë kundër miratoi 6 kërkesat e gjykatës Shkupi 1 për t’i hequr imunitetin deputetit Nikolla Gruevski.
Kryetari i komisionit për çështje të mandateve dhe imunitetit, Pavle Bogoevski tha se Gruevski për seancën e sotme është njoftuar përmes postës elektronike dhe përmes grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Në fjalën e tij hyrëse Bogoevski kërkoi që të zhvillohen hetime për lëshimet në sistem që si pasojë mundësuan arratisjen e Gruevskit. Jozyrtarisht, sot në ora 17:00 pritet që të thiret edhe seanca plenare për të konfirmuar vendimin e komisionit dhe ish kryeministrit Gruevski ti hiqet imuniteti i deputetit.
Arben Zeqiri