Procesi i gjatë i zgjidhjes së kontestit me Greqinë, nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës, ballafaqimi me të kaluarën kolektive, ballafaqimi me pasqyrën e huaj për ne, por edhe paragjykimet personale dhe stereotipet historike për fqinjët, ishin rast për projektin “Humbje e identitetit ose… ?, që e zbaton CIVIL -Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
Dhjetë ekspertë dhe krijues të opinionit publik në panelin “Humbje e identitetit ose… ? të cilin e organizoi CIVIL -Qendra për Liri, u shprehën për çështjet e identitetit dhe ato shoqërore lidhur me procesin për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë me emrin.
Në periudhën e ardhshme, CIVIL Media dhe Drejt do t’i publikojë adresimet e Xvezdan Georgievskit, Petar Bogojevskit, Mirjana Maleskës, Mersiha Smailloviq, Vojo Manevski, Sasho Ordanoski, Katerina Kollozova, Ljubço Georgievski, Mirjana Najçevska, Sinisha Stankoviq, dhe Diana Tahiri.
Qëndrimet dhe analizat e tyre se çfarë fitohet dhe çfarë humbet me Marrëveshjen e Prespës, në ditët në vijim do të publikohen në platformën mediatike të Civilit, si dhe në publikimin e shtypur që do të botohet në dhjetor.