Pas paralajmërimit të Qeverisë për ndihmën prej 1.5 milionë euro nga Banka Shtetërore, për filtrat e Jugohromit, nga Eco Guerilla përsëri reagojnë me kumtesë për opinionin.
Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Kërkojmë që zv.Kryeministri Angjushev të tërhiqet tërësisht nga çdo vendim-marrje për Jugohromin, pasi ekzistojnë dyshime për implikime të mundshme korruptive dhe konflikt interesi. Shitja e energjisë elektrike Jugohromit nga kompania EDS, që ishte pronë e Angjushevit dhe ajo që ish të punësuar njoftojnë se ai më herët ka qenë edhe drejtor i përgjithshëm i Jugohromit për disa muaj, japin hapësirë edhe më të madhe dyshimi për konflikte interesi dhe korrupsion të mundshëm, të cilin organet e drejtësisë duhet ta hetojnë. Ne kërkojmë fuqishëm që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur. Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor. Habitemi pse Qeveria është e shqetësuar nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara. Prandaj, pa një mbikqyrje te rreptë nga eskpertë të pavarur dhe sigurimin që prap si në të kaluarën nuk do të helmohen qytetarët dhe fëmijtë e Tetovës, ne nuk do të lejojmë rihapjen e këtij vrasësi famëkeq.”, thuhet në reagimin ECO Guerilla.