Sasho Mijallkov, ish-drejtor i DSK-së, në burgun Shutka është vendosur në një qeli të zakonshme me të burgosurit tjerë.
“I pandehuri Sasho Mijallkov nuk është vendosur në qelitë VIP, siç i thërrisni ata. Ai është vendosur në një qeli në katin përdhesë të burgut, me të dyshuarit tjerë”, ka thënë për mediat drejtori i burgut të Sutkës, Gjoko Kotevski.
Qelitë VIP, të njohura ndryshe si “qelitë e Hagës”, janë të vendosura në katin e sipërm, ndërsa njëra është e zënë nga i akuzuari tjetër, miku i ngushtë i Mijallkovit, Orce Kamchev, i cili është në paraburgim me kërkesë të PSP-së për rastin “Perandori”.