Sot në Manastir, në Muzeun e Alfabetit Shqip në ora 15 do të mbahet akademi solemne me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në akademinë solemne do të marrin pjesë përfaqësues nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia Shqiptare për Studime Albanologjike, Instituti Albanologjik i Kosovës, Instituti i Historisë i Kosovës, dhe përfaqësues shkencorë, shoqërorë dhe politikë nga Maqedonia.