CIVIL FEST është ngjarje marramendëse multimediale e voltazhit të lartë, me kohëzgjatje prej 48 orë, në nder të gazetarisë qytetare dhe aktivizmit, që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të njeriut dhe 70 vjetorin e formulimit të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut.
Interpretime koncertale dhe di xheje, ekspozitë multimediale, lexim poezish, video projeksione, prezantime, ceremonia e ndarjes së çmimeve për gazetari qytetare dhe shumë shoqërim dhe zbavitje, janë pjesë e programit të CIVIL FESTit, në organizim të Civilit, me mbështetje nga National Endowment for Democracy.
Gazetaria qytetare dhe aktivizmi po e ndryshojnë botën. Me përkushtim dhe guxim, ato i shpërfytyrojnë regjimet e korruptuara autokratë anembanë botës, dhe bëjnë thirrje për ndryshime demokratike. Kjo është koha kur thirrjet dhe kërkesat për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut pranojnë mbështetjen lokale dhe dukshmëri globale, kundrejt tentimeve të strukturave të fuqisë për mbrojtjen e praktikave të tyre jo demokratike.
Duke i falënderuar përparimit global në teknologji dhe në komunikacionet, sot, çdo individ mund të kyçet në lëvizjet lokale, nacionale dhe globale, për mbështetjen e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e të drejtës. Kjo detyrë nuk është e lehtë, sepse atyre u kundërshtojnë industria e lajmeve të rreme, gjuha e urrejtjes dhe makineritë e sofistikuara të mediave, për manipulime. Megjithatë, lufta vazhdon dhe shpresa është pikërisht te aktivizmi, arma e të cilit është pikërisht gazetaria qytetare.
Në pritje të CIVIL FESTit, gazetarët qytetarë ftohen të dërgojnë artikuj të tyre që do të jenë të botuara në platformën mediatike të CIVILit, dhe do të fitojnë mundësinë të jenë fitues të shpërblimeve të vlefshme.
Vazhdoni të jeni aktivë! Bëhuni të CIVILizuar!