Votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor.
Kosava ka aplikuar për herë të parë për anëtarësim në INTERPOL në vitin 2010, por nuk u pranua nga organet e INTERPOLIT.
Kërkesa e dytë e institucioneve kosovare për anëtarësim në INTERPOL u bë në prill të vitit 2015. E nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aplikacioni i dytë ishte dorëzuar në INTERPOL përmes kanaleve të tërthorta, gjegjësisht, u përcjellë në INTERPOL nga misioni i UNMIK-ut, por organet e INTERPOL-it nuk e kishin marrë në shqyrtim aplikacionin.
Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore ishte shumë i ashpër.