Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në fillim të tryezës së rrumbullakët për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim, të ligjit për përmbarim, deklaroi se kërkesa për ekstradimin e Nkolla Gruevskit, me dokumentacionin shoqërues, do të dërgohet në Hungari sot, ose nesër.
Përveç dokumentacionit për lëndën “Tanku” në të cilin Gruevski është i dënuar me dy vjet burg, autoriteteve hungareze do t’u dorëzohen edhe dokumentacionet edhe për të gjitha akuzat dhe procedurat hetimore që udhëhiqen kundër tij.
Deskoska deklaroi se nuk ka arsye që autoritetet hungareze t@i japin azil Gruevskit, dhe se ka baza juridike për ekstradimin e tij në Maqedoni.