Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për rastet “Tortura”, Tenderë” “Tarifa” dhe “Titanik 3” të PSP.
Në lëndën “Tortura” të akuzuar janë Sasho Mijallkov, ish drejtori i DZK dhe Ivica Antevski -Puki, për torturim gjatë arrestimit të Ljube Boshkovskit në vitin 2011.
Në seancën e sotme për rastin “Tenderë”, ku e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska për tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014” duhet të merren në pyetje tre dëshmitarë.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen në rastin “Tarifa”.
Pritet të vazhdojë edhe seanca gjyqësore për rastin “Titanik 3”, në të cilin si të akuzuar janë Ejup Halimi dhe Ismet Guri, për shkatërrim të materialit zgjedhor në komunën Çair, në zgjedhjet e vitit 2013.
Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për Besir Belën dhe Skender Demirin, të akuzuar për vrasjen e njëzetë vjeçarit, Nikolla Sazdovski.
Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri, së bashku me J.L. (19), i cili është në arrati, më 29 qershor të këtij viti mizorisht e kanë rrahuar Sazdovskin në stacionin e autobusëve para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.
Ata i ishin afruar Sazdovskit dhe i kanë kërkuar letërnjoftimin. Pasi ia kishte treguar, pa pritur e kanë goditur vazhdueshëm me grushta në pjesën e kokës dhe gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, nga të cilat kishte rënë në komë.
Prokuroria themelore publike Shkup ka kryer rikualifikim të veprës penale për vdekjen e Sazdovskit, pasi kualifikimi i parë hasi në reagime nga opinioni. Kështu që në vend për vepër penale “dhunë”, kundër tre të dyshuarve zhvillohet procedurë hetimore për vepër penale “vrasje e kryer në mënyrë mizore”.
Dy nga sulmuesit, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në burgun “Shkupi” në Shutkë, ndërsa për të akuzuarin e tertë, i cili është ende i pa qasshëm për organet e ndjekjes është shpallur urdhër arrest vendor dhe ndërkombëtar.
Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet vazhdojë seanca gjyqësore për ngjarjet më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 akuzohen gjithsej 33 persona nga të cilët 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Mes të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimin e Kuvendit dhe disa artisë. Ata para Gjykatës kanë thënë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.
Të akuzuar për sulmin e dhunshëm në Kuvend më 27 prill -2017 janë: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski , Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilija Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.
D. J.