Sipas paralajmërimeve nëpër portale të ndryshme, Trupi Kuvendor për Pajtim do të propozojë përfshirje të amnistisë së shkallëzuar në ligj ose në më tepër vendime ligjore. Nga fundi i javës Trupi për Pajtim do t’i shpalos para opinionit Vendimet për propozimin e ligjit ose ligjet përmes cilëve do të amnistohen pjesëmarrësit e dhunës së 27 prillit, pritet të shpalosen nga fundi i javës, nga Trupi për Pajtim në Kuvend.
Nga Trupi për Pajtim thonë se për momentin punojnë në draft versionin, dhe se amnistia nuk do të jetë e plotë, por varësisht nga veprimet e pjesëmarrësve në dhunën në Kuvend që ndodhi më 27 prill, 2017. Ligjet do t’i përfshijnë personat të cilët nuk kanë përdorur dhunë, edhe pse kanë qenë prezentë në kohën e ngjarjes. Për propozimet e Trupit Pajtues është e njoftuar edhe VMRO-DPMNE, por deri tani nuk ka përgjigje.
Trupi për Pajtim u formua pas votimit për propozimin për ndryshime të kushtetutës, që erdhi pas Referendumit për Marrëveshjen e Prespës, për të cilin propozim votuan edhe tetë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare, korrupsion, dhe për dhunën në Kuvend më 27 prill.
D. J.