CIVIL – Qendra për Liri në muajin maj ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Memorandumi me të cilin CIVILi dhe MPB u obliguan të punojnë së bashku për edukimin dhe parandalimin e radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ishte mundësi e shkëlqyer për nisjen e aktiviteteve konkrete për reagim me kohë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe dhunës. Në atë periudhë kjo ishte me rëndësi të veçantë me pritjet se referendumi i ardhshëm dhe rëndësia e madhe politike.
Civili filloi me projektin “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm” me mbështetja të Ambasadës së SHBA në Shkup, në qershor të këtij viti.
Në pjesën e parë të projektit Civili i hulumtoi dhe i hartoi faktorët që ndikojnë mbi radikalizimin dhe rreziqet nga dukuria e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe bëri seleksionimin e disa komunave në të cilat do të bashkëpunojë me pushtetet lokale, institucionet dhe qytetare(ë)t, në pajtim me vëllimin e projektit dhe kapacitetet e organizatës. Projekti zbatohet në nivel nacional dhe lokal, dhe planifikohet edhe koordinim dhe bashkëpunim me Komitetin Nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit. Bashkëpunimi me bashkësitë lokale ka për qëllim të përmblidhen përvoja dhe propozime për mënyrat e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në kontekst më të gjerë.
Në shtator, Civili realizoi takim punues me MBP, në të cilin u prezantuan dhe u këmbyen njohjet e paraprake.
Në atë takim, Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, diskutoi për sigurimin e një ambienti të qetë, të civilizuar, të çliruar nga çdo lloj kërcënimesh ose urrejtje, të cilat do të kishin pasoja për të drejtën dhe vullnetin e lirë të çdo qytetari në kuptimin më të gjerë të fjalës, dhe, kuptohet, edhe në kontekst të Referendumit që u mbajt në fund të atij muaji (30 shtator).
Civili në shtator ka përgatitur tre rekomandime që dolën nga hulumtimet në fazën e parë të projektit “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm”. Rekomandimi parë ishte në kontekstin e nevojës nga aksionet multidisiplinore dhe qasjet në luftën kundër ekstremizmin të dhunshëm. Rekomandimi i dytë ishte në kontekstin se forcimi i vetëdijesimit publik dhe edukimi qytetar duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë tonë, sepse në gjuhën e urrejtjes mund të fshihen potencialë për radikalizim dhe incidente të dhunshme të cilat mund ta rrezikojnë sigurinë. Në konferencën e përbashkët të Civilit dhe MPB, Xhabir Deralla theksoi se gjuha e urrejtjes është forma fillestare e dhunës, e cila mund të sjell deri te ekstremizmi dhe rrezikimi i sigurisë. “Thirrjeve për urrejtje dhe dhunë duhet t’u përgjigjet me mesazhe pozitive dhe dialog konstruktiv”, shtoi Deralla në konferencën për shtyp.
Civili realizoi edhe tre takime pune me komunitetet në komunat Çair, Veles dhe Gazi Babë, në temën “Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm”. Në takimet morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të pushtetit lokal dhe policisë në nivel komunal, si dhe përfaqësues të komuniteteve, mes të cilëve edhe mësimdhënës, shërbime profesionale dhe drejtorë të shkollave, përfaqësues të komuniteteve të nxënësve, psikologë, punëtorë socialë, pedagogë, aktivistë të organizatave qytetare dhe prindër. Ata këmbyen informata dhe qëndrime për gjendjet në komunat.
Civili ishte organizator edhe i një prezantimi komunal edhe me ekspertin amerikan për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërtimit të paqes, Pol Tarner, në komunën e Çairit.
Tarner theksoi fillimisht, qëllimi është parandalimi, dhe jo reagimi pas shpërthimit të ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa pjesëmarrësit, përmes shembujve personalë, në konetekstin e fushave në të cilat punojnë, i përcollën angazhimet e tyre për përmirësimin e gjendjes në komunitetin e tyre. CIVIL Media realizoi edhe një intervistë me Paul Turner, e cila do të publikohet ditëve në vijim.
Pjesëmarrësit në takimin punues në Veles diskutuan në kontekstin e problemeve në sistemin arsimor dhe pamundësinë e mësimdhënësve ta drejtojnë energjinë e tyre drejt njohjes së simptomave për ekstremizëm të dhunshëm te fëmijët dhe të rinjtë. Përfaqësuesit e policisë të cilët në një pjesë nga takimi punues e theksuan nevojën nga parandalimi, si dhe kyçje më të madhe të qendrave për punë sociale.
Në Gazi Babë u organizua takimi më i vizituar komunal. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të çerdheve, të cilët e theksuan nevojën nga parandalimi te fëmijët qysh në moshën më të hershme. Rekomandimi i tyre ishte të kyçen edhe prindërit, të cilët shpesh nuk pranojnë se fëmija i tyre është i dhunshëm.
Në kornizat e projektit janë të parapara edhe dy takime punuese, në Kumanovë, Likovë, Tetovë, Tearcë etj. Për përfaqësuesit e Civilit është me rëndësi të theksohet se me bashkëpunim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe të gjitha sektorët e shoqërisë, e qasje multidisiplinare, mund të parandalohet ekstremizmi i dhunshëm. “Pasi të vije puna ta thirrni 192 – policinë, atëherë është vonë. Mundemi t’i qasemi ekstremizmit dhe radikalizmit në format e tyre të hershme, ose, para se të paraqiten, të krijojmë komunitete që nuk janë të infektuara me urrejtje dhe dhunë”, tha Deralla në takimin në komunën Gazi Babë.
Në periudhën e ardhshme, Civili do të punojë në formimin e grupeve punuese në komunitetet që do të përgatisin plane për aktivitete kundër ekstremizmit të dhunshëm nëpër Republikën e Maqedonisë, ndërsa në nivel nacional, po bëhen përgatitjen për prezantimin e setit të dytë të rekomandimeve për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa planifikohen edhe aktivitete të përbashkëta me Komitetin nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.
Përmes analizave dhe rekomandimeve, bashkëpunimit mes sektorëve dhe partneriteteve dhe pjesëmarrjes së komuniteteve, Civili do të kontribuon për identifikimin e faktorëve për redikalizimin e grupeve dhe individëve, kuptimit dhe njohjes së potencialeve për ekstremizmin e dhunshëm, si dhe promovimin e mënyrave jo të dhunshme të kritikës dhe protestës.
Biljana Jordanovska