Komisioni kuvendor për shëndetësi sot do të mbajë seancë në të cilën do të debatojë për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, në lexim të parë.
Me ndryshimet e propozuara duhet të sigurohet organizimi i brendshëm i institucioneve publike shëndetësore, i cili do të sigurojë mbrojtje të qasshme, racionale, efikase dhe të vazhdueshme shëndetësore, si dhe të shtohet APTIS si certifikatë e njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze dhe të fshihet testi psikologjik dhe testi në internet për drejtorët e institucioneve publike shëndetësore dhe drejtorin e Drejtorisë për shëndetësi elektronike.
Qëllimet kryesore të ligjit janë harmonizimi i kushteve që duhet t’i plotësojnë punëtorët e shëndetësisë, për njohjen e një prej tre gjuhëve më shpesh të shfrytëzuara në BE me Ligjin për nëpunësit administrativ, paga bazë dhe pjesa për sukses të konfirmohet në pajtim me marrëveshjen kolektive dhe të sigurohen punonjës shëndetësorë me arsim të lartë në institucionet publike shëndetësore për kryerjen e veprimit shëndetësor pa pengesa dhe sigurim të mbrojtjes së vazhdueshme shëndetësore, thuhet në elaboriminin e Propozim ligjit.