“Jo, flas për të gjithë. Qoftë për Mijalkovin, për Gordana Jankulovskën, Mile Janakievskin, Kiril Bozhinovskin të cilët tanimë janë të paraburgosur, kështu kanë vendosur edhe Specialja edhe gjykata që ka marrë një vendim të tillë, në rregull kjo është e drejta e tyre dhe ato duhet të japin përgjigje para opinionit për që kanë një pjesë obligim etik për përgjigjet dhe në pjesën tjetër kanë obligim ligjor dhe këtu nuk ka dilema. Jo rastësisht opinioni është i vendosur përmes pyetjeve tuaja si gazetar, përmes juve me këto pyetje që vijojnë, por njëkohësisht duhet ta dimë se ku duhet të kërkohet vendimi që dikush duhet ta sjellë apo nuk duhet ta sjellë. Kështu që nuk është korrekte që Zaevi të tregojë përse ky është i paraburgosur e ky jo, a është dashur kështu apo nuk është dashur. Unë as që di e as që dua ta di. Nuk më takon mua ta di. As nuk dua të përzihem e as që më shkon mendja të përzihem në gjykata, në prokurorinë shtetërore në PSP dhe kështu me radhë. Ato i udhëheqin proceset e tyre dhe ato e dinë se çfarë bëjnë. Vetëm aludoj se atje ka raste të ndryshme, me siguri dikush është bashkëpunëtor i drejtësisë. Paralajmërojnë dëshmitarë, të mbrojtur të këtillë të atillë. Unë nuk i di detajet rreth kësaj pune dhe nuk më interesojnë detajet- tha ai.