Zëvendës ministri për mjedis jetësorë, Jani Makraduli, sot në pres-konferencë e prezantoi “Planin për ajër të pastër”, sipas të cilit parashikohet zvogëlim të ndotjes së ajrit deri më 50% në Shkup dhe prej 30 deri 50% në qytetet tjera në dy vitet e ardhshme.
Qëllimi themelor i programës strategjike është ballafaqim me burimet e ndotjes, si ngrohja vendase, transporti, industria, ndërtimtaria, gjelbërimi urban dhe mbeturinat. Si komponentë prioritare janë shënuar monitorimi, inspekcionet, kampanjat publike dhe ndryshimet ligjore.
Makraduli paralajmëroi se në vitin 2019 do të furnizohen tërësisht instrumente të reja për të gjithë 18 stacionet për monitorim të cilësisë së ajrit dhe ajo do të bëhet me sisteme moderne për monitorim dhe parashikim të cilësisë së ajrit në kohë reale.