Në lidhje me ngjarjen ekzistojnë dyshime bazë se zyrtarë të caktuar, duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimin zyrtar i kanë mundësuar tashmë të denuarit ilegalisht të lëshojë shtetin.
Lënda i është ndarë prokurorit kompetent dhe në korniza të procedurës para hetimore janë dhënë Urdhëresa për mbledhje të të dhënave në lidhje me ngjarjen.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski tha se MPB do të hetojë nëse përfaqësuesit e saj kanë qenë të përfshirë në arratisjen e Gruevskit.