Kryeministri Zoran Zaev lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, deklaroi se Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar në pajtim të urdhëresave të gjykatës dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, ndërsa për procedurën për ekstradimin e Gruevskit tha se tashmë ka filluar dhe është marrë konfirmim nga MPB-ja e Hungarisë se ai ndodhet në Hungari.
“Pa urdhër, MP nuk mundet të më afrohet as mua, e as ndonjë qytetari tejtër. Disa ditë më parë Gruevski ishte në po të njëjtin Komision kushtetues që isha edhe unë në Parlament. Këtë e them jo vetëm se duhet të jemi më të përgatitur dhe më të kujdesshëm, por sepse kjo jep edhe një mesazh serioz se nuk duhet që të bëjmë asgjë më shumë se atë që e thotë ligji. Nga ky aspekt rreptësisht është vepruar sipas ligjit në një mënyrë demokratike dhe të kujdesshme”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në pres-konferencën e përbashkët në Qeveri me kryeministrin e Maltës, Xhozef Muskat, lidhur me përgjegjësin e MPB-së për arratisjen e Gruevskit.
Në kontrollin e automjeteve që dilnin nga shtabi i VMRO-DPMNE-së nga ana e policisl, tha se është në pajtim me urdhëresën e policisë për fletëarrest kombëtar të lëshuar për Gruevskin dhe zbatimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vitesh.
Ai shtoi se pret që Hungaria të veprojë sipas tashmë fletëarrestit të lëshuar ndërkombëtar me të cilën kërkohet ekstradimi i Gruevskit.
“Pres nga Hungaria që të jetë shembull se nuk duhet të mbrohen kriminelë të cilët i kanë dëmtuar qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Cili do të jetë motivimi ynë për ne vendet kandidate nëse një vend anëtar i BE-së bëhet strehim i kriminelëve dhe nuk e respekton praktikën ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare”, tha Zaev.
Kryeministri,siç tha, ashpër dhe në mënyrë kategorike i mohoi spekulimet për çfarëdo lloj marrëveshje politike me Nikolla Gruevskin në lidhje me këtë rast.
I pyetur se kush do ta mbajë përgjegjësinë për arratinë e Gruevskit dhe a është kjo pjesë e pajtimit, ai theksoi se secilin proces e udhëheqin maksimalisht në mënyrë transparente dhe se nuk ka asgjë sekrete ose të fshehtë.
“Lëshime nuk ka bërë asnjë institucion. Vetëm nëse shërbimet kufitare e kanë lëshuar në vendkalimet kufitare zyrtare dhe policia kufitare ka bërë lëshime të caktuara menjëherë dhamë urdhër që të hetohet e gjithë procedura”, tha Zaev.
Sipas tij, Qeveria nuk mund të jetë fajtore për gjithçka. Ajo vepron sipas ligjit dhe veprimet e saja në mënyrë publike dhe transparente i shpjegon. Shfaqi bindje se proceset të cilat udhëhiqen do të sjellin deri te ajo që pritet nga qytetarët, ndërsa kjo është që secili person i dënuar ta vuajë dënimin përfshirë edhe Gruevskin.
Theksoi se secili duhet ta bartë përgjegjësinë, ndërsa në rrethana të këtilla gjyqësori është ai që duhet t’i sjellë vendimet.
“Absolutisht kjo vendos kur dërgohet akt referimi, kur ngrit aktakuzë, kur jep paraburgim dhe ngjashëm. Ne në kohë reaguam kur veprimi ishte refuzuar dhe publikisht këtë e thamë si dhe argumentet. Gjyqësori nuk është në kompetencat e Zaevit si kryeministër. Ai është i pavarur dhe i sjell vendimet e tij pa kurrfarë ndikimesh. Unë vetëm do të them edhe njëherë se çfarë qyqari është, që gjithë kohën thoshte se ai për Maqedoninë është i gatshëm të shkojë në burg pa dallim se çka do të ndodhë. Ai vetëm nëse dalin të gjithë të tjerët është i gatshëm që ta pranojë përgjegjësinë dhe e ngjashëm. Erdhi momenti i pranimit të përgjegjësisë, iku jashtë shtetit duke tentuar paraprakisht të fitojë abolocione tjera. Kjo vetë konfirmon se është fajtor për atë që është dënuar. Kjo sipas gjitha gjasave do të konfirmohet në gjykatë sepse kjo është punë e gjykatës. Secili faj i tij për të cilin dyshohet sepse të gjithë e dimë se kishim regjim të cilin ai së bashku me disa perona tjerë plotësisht e kontrollonin. Maqedonia ka të ardhme vetëm nëse ka dënime. Dënimet duhet të dorëzohen dhe të mbahen. Do të bëjmë gjithçka në kuadër të asaj që është kompetencë e jona që ta dorëzojmë Guevskin”, tha Zaev.
Për arratinë e Gruevskit tha se ministri i Punëve të Brendshme në Hungari në një bisedë telefonike me ministrin Spasovski ka konfirmuar se ai është në Hungari ku ka kërkuar azil, ndërsa ka kërkuar edhe dokumente në lidhje me vendimin.