Përveç në mediat e vendit, arratisja e ish kryeministrit të dënuar me burg, Nikolla Gruevski, ka shkaktuar interesim të madh edhe në mediat botërore.
Në një portal hungarez (HGV), është publikuar karikaturë me Nikolla Gruevskin dhe kryeministrin aktual të Hungarisë, Viktor Orbanin.
Në renë mbi kokën e Gruevskit në karikaturë shkruan: “Në kohën kur isha kryeministër, kam vjedhur, mashtruar dhe gënjyer. Tani jam i ndjekur në vendin tim. A do të më pranoni te ju?”
Ndërsa në renë mbi kokën e Orbanit shkruan: “Me kënaqësi mirëpresim njerëz që e ndajnë kulturën tonë!”.
D.T.