“Me 06.11.2018, në parkun e Çairit sulmohet një djalë 9 vjecar. Fëmijën me plagën e gjakosur prindërit e dërgojnë në Poliklinikën Çair, ku mjekët i kthejnë pa i dhënë ndihmën e parë fëmijës, me arsyetim se mungojnë e ilace. Prindërit e dergojnë në spital ku pastaj i qepet plaga dhe e paguajnë vetë vakcinën Tetanus.”
Me këtë rast ftoj:
Qytetin e Shkupit;
Komunën e Çairit- kryetarin bashkë me shërbimet;
Kryetarët e komunave fqinje me kryetarët e Këshillave te komunave;
Policinë e Bit Pazarit;
Parqe dhe gjelbërime;
Higjienēn komunale dhe kushdo që mban përgjegjësi.
Apeli është i publikuar në Fejsbuk, nga Xhemile Memeti, Kryetare e Këshillit të Komunës së Çairit, e cila kërkon mbledhje nga të gjithë të lartëpërmendurit, që të gjindet zgjidhje urgjente sepse, siç shprehet ajo, në parqet ku luajnë fëmijët, shetisin qenë vrasës.
D. Tahiri