Edhe përskaj rekomandimeve nga Raporti i Pribe dhe përskaj premtimit të Qeverisë se kjo përmbajtje është e përkohshme, megjithatë, partitë parlamentare njëzëshëm vendosën ta vazhdojnë mandatin e anëtarëve të tanishëm të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për dy vite.
Në seancën e djeshme parlamentare vendimi i njëzëshëm i deputetëve është pasojë e mospasjes gjuhë të përbashkët mes pushtetit dhe opozitës. Para zgjedhjeve presidenciale 2019, parashtrohet pyetja se sa ky vendim është i drejtë.
Kritikat në Raportin e Pribe ishin të drejtuara ndaj partizimit të KSHZ, ndërsa rekomandimet ishin për formim të trupit profesional që do të vendosë për proceset zgjedhore dhe kjo të rregullohet në Kodin Zgjedhor.
Kritikat dhe vlerësimet për punën e KSHZ, partizimin dhe jo efikasitetin shumë më herët nga grupi i ekspertëve të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, i ka adresuar pikërisht CIVILi. Në vitet kur rrallë kush diskutonte për problemet serioze me Listën e Votuesve dhe mënyrën e zbatimit të proceseve zgjedhore në kohën e regjimit të Gruevskit, Civili i zbardhte faktet alarmuese për sistemin zgjedhor dhe zbatimin e zgjedhjeve, ndërsa rekomandimet dhe kërkesat ishin pjesë e hapave për çlirimin nga partizimi i shtetit dhe ndikimi i partive në procesin zgjedhor në të cilin viktima më e madhe ishte e drejta votuese e qytetareve dhe qytetarëve.
Sipas vendimeve të tanishme, Kodi Zgjedhor përsëri do të ndryshohet me procedurë të shpejtë, ndërsa Neni 26 paragrafi 4 do të jetë si vijon “Mandati i kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të KSHZ zgjat nga dita e Kuvendit deri në ditën e përbërjes së re, por jo më gjatë se dy vite”.
Vendimet që i imponon opozita janë pak sa kontradikte. Nëse përkujtohemi, pikërisht VMRO – DPMNE ishte ajo që akuzonte për mbushje të kutive dhe parregullsi në referendum, që në thelb është përgjegjësi dhe lëshim i KSHZ dhe përbërjes së KSHZ. Një muaj më vonë, pa debat në opinion, pajtohen ta vazhdojnë mandatin e KSHZ, presidenti i së cilit, Oliver Derkoski, është nga radhët e tyre, dhe punën e të cilit e kritikonin përmes paraqitjeve të tyre publike dhe vlerësimeve në referendum. Nga ana tjetër, i njëjti kryetar pretendonte se Lista e Votuesve është e pastër dhe se Referendumi ka kaluar në pajtim me rregullat.
Civili, si organizatë që i ndjek proceset zgjedhore në vend nga viti 2008, shumë herë në raportet, rekomandimet dhe gjetjet ka treguar për mosfunksionimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor të tanishëm, i cili me këmbëngulje i përsëriste gabimet e njëjta si përbërja paraprake.
Problemi nuk është vetëm në Listën Zgjedhore. Civili në disa raste drejtoi vërejtje edhe deri te profesionalizmi i administratës zgjedhore dhe në mbrojtje të së drejtës votuese. Sa për ilustrim, nga gjithsej 59 ankesa, janë marrë parasysh vetëm dy, ndërsa tjerat janë refuzuar.
Njëkohësisht duhet të vendoset edhe për modelin zgjedhor më të pranueshëm. Një nga rekomandimet e Civilit është – një njësi zgjedhore.
Model i ri dhe përbërje e re e KSHZ duhet të ketë deri në qershor të vitit 2019, sipas rekomandimeve të Pribes, nëse qëllimi është datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Biljana Jordanovska
Përpunoi: D. Tahiri