Pas shtrenjtimeve të njëpasnjëshme, përfundimisht vjen lajmi i parë për ulje të madhe të çmimeve të derivateve të naftës.
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar se çmimet e benzinës nga mesnata janë liruar për 4,5 denarë për litër, dizeli ulet për 3 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 3,5 denarë. Kjo është ulja më e madhe e derivateve të naftësnga ekzistimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë. Periudhën e fundit çmimet e derivateve të naftës shënuan një rritje të theksuar që nuk ishte rregjistruar për një kohë të gjatë në vend.
A. Zeqiri