“Retorikën të cilën sot e shfrytëzon LSDM, është ajo e VMRO-DPMNE nga vitet 90, të them, deri vitin 2000, ndërsa retorikën që e përdor VMRO – DPMNE , është ajo e LSDM nga vitet 90!”, tha Lubço Georgievski, themeluesi dhe kryetari i nderit i VMRO -DPMNE, dhe kryetari aktual i VMRO-PP, në bisedë me CIVIL Media.
CIVIL Media: Z. Georgievski, a keni informatë se çfarë po ndodh në VMRO-DPMNE, në aspektin e votimit për ndryshmet në kushtetutë, dorëheqjet dhe përjashtimet nga partia?
GEORGIEVSKI: Nuk kam aq shumë burime të informatave, sepse, për fat të keq, e dini se në VMRO-DPMNE struktura kadrovike është shumë e ndryshuar. Shumë nga ata njerëz i njoh pak, dhe mund t’u jap vetëm analizë mbi bazë të asaj që prezantohet në opinion.
Sipas asaj që e vërej, së pari duhet të them se për fat të keq, edhe përskaj ndryshimeve kadrovike që ndodhën edhe para kësaj krize në VMRO-DPMNE, pritja se do të ndodh diçka ndryshe në planin ideologjik në VMRO-DPMNE. Për fat të keq, këtë nuk mund ta shoh as sot, shoh se retorika e VMRO-DPMNE është ende retorika, me keqardhje, të cilën e sjelli z. Nikolla Gruevski në parti. Matrica ideologjike është kjo, idetë janë këto, dhe disi rëndë pastrohet ajo shtresë ideologjike e cila ishte karakteristikë e VMRO-DPMNE për 11 vite me radhë. Kështu që, betejën e përjashtimit të deputetëve, duhet të them se më tepër e përjetoj si betejë e çështjeve periferike, dhe jo si ndryshime thelbësore…A janë disa njerëz të lidhur me diçka, a janë të kushtëzuar, nuk e di…Do të thotë, nuk bëhet fjalë për transformim real ideologjik të partisë. Për fat të keq, VMRO-DPMNE sot vazhdon të jetë bartës i një retorike e cila për mua është e tejkaluar, e kryer dhe e kaluar. Unë, si njeriu që e ka themeluar atë parti, që jam mishëruar në atë parti, kam edhe një keqardhje personale, që idetë dhe kuptimet e mia për Maqedoninë, sot më tepër i njohin njerëzit e LSDM, dhe tani, kuptohet, i theksojnë si të vetat, dhe luftojnë për ato ide. Ndërsa partia të cilën e kam krijuar, e tregon me retorikë ndryshe. Nëse bëjmë krahasim, nuk mund të kos e vërej kritikën, se Retorikën të cilën sot e shfrytëzon LSDM, është ajo e VMRO-DPMNE nga vitet 90, të them, deri vitin 2000, ndërsa retorikën që e përdor VMRO – DPMNE , është ajo e LSDM nga vitet 90!
Thjeshtë, nuk mundem të kuptoj çfarë procese ndodhën në Republikën e Maqedonisë…Më vjen keq që po ndodh kjo, më vjen keq që partia që e sjelli konceptin e shtetformimit në Maqedoni në vitet 90, sot po shndërrohet në mbledhës të tregimeve të vjetra, të ca kuptimeve të gabuara për çështjet e identitetit. Ndërsa ndjenja për shtetësi është humbur diku rrugës…Dhe e tërë kjo, për fat të keq, e bën atë parti, të largët për mua.
CIVIL Media: Nëse Marrëveshja me Greqinë nuk ka sukses, a ka Maqedonia “Plan B”?
GEORGIEVSKI: Ndoshta deri para pesëmbëdhjetë ditëve kjo çështje kishte më tepër bazë, sepse shohim se disa probleme u tejkaluan. Megjithatë, sot ka mjaftë deputetë që do të votonin në Kuvendin e Maqedonisë edhe në atë drejtim, unë jam optimist se kjo agjendë do ta arrin qëllimin. Nuk shoh në këtë moment ndonjë pengesë me të cilën mundet të ndodh të mos kalojnë amandamentet kushtetuese. Megjithatë, asnjë “plan B” nuk varet vetëm nga Maqedonia, varet edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Nuk mund të bëjmë çfarëdo ide, koncepte dhe pretendime, mirëpo, këto koncepte dhe ide duhet t’i pranojë bashkësia ndërkombëtare, sepse ka mundësi të kemi shumë probleme. Mendoj se as Maqedonia nuk ka ndonjë “plan B” të vërtetë, çfarë do të bëjë nëse dështon ky integrim euroatlantik, dhe mendoj se as bashkësia ndërkombëtare nuk është e përgatitur të bëjë politika të veçanta për Maqedoninë, dhe të na jep hapësirë të zhvillohemi në atë drejtim. Kështu që, vlerësoj se edhe nuk kemi nevojë nga plani B. Ne kemi agjendë të qartë, interesi ynë është anëtarësimi në BE dhe NATO! Këtë qëllim, si shtet, si popull, si qytetarë, e kemi vendosur shumë më herët, me krijimin e Maqedonisë së pavarur, dhe mendoj se tani, kur jemi në rrugën e asaj agjende, duhet ta kryejmë.
Angella Petrovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Përpunimi i tekstit: Diana Tahiri