Komisioni Kuvendor për Çështje Kushtetuese sot e filloi diskutimin për katër draft-amendamentet të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, që duhet të zgjasë dymbëdhjetë ditë. Seancën plenare, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili gjithashtu është kryetar i Komisionit, e caktoi për 1 dhjetor.
Deri në ndryshimin e Kushtetutës është e nevojshme që të votohet edhe dy herë, njëherë me shumicë absolute gjegjësisht 61 vota nga numri i përgjithshëm dhe një herë me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht me 80 vota.