Javën e kaluar CIVIL Media i pyeti qytetaret dhe qytetarët e Shkupit për mendimin e tyre për shëndetësinë publike në Maqedoni.
Në sheshin e Shkupit takuam dy pensionistë, një mjek i pensionuar, tjetri shfrytëzues i shërbimeve shëndetësore, shokë, me qëndrime të ndryshme për shëndetësinë në vend.
“Katastrofë! Çfarë të them, nga të shohësh, mjerim! Mjerë populli dhe ne pensionistët!” thotë njëri nga ata, duke i numëruar premtimet e ministrit të shëndetësisë, e të cilat ende nuk kanë filluar.
“Çfarë të them, mendoj se është mjaftë e zhvilluar, ka çdo kund, për dallim nga e kaluara…Unë vij nga shëndetësia, prandaj nuk ka asgjë kundër shëndetësisë”, thotë tjetri, duke e vazhduar diskutimin me mikun e tij.
Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Bunjamin Kamberi