Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë Komisioni legjislativo-juridik dhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.
Në rend dite të Komisionit legjislativo-juridik janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Akademinë e arsimtarëve, të Ligjit për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme, të Ligjit për siguri pensionale dhe invalidore, Ligjit për të mira audovizuale dhe ndryshime dhe plotësime të Ligjit për statistikë shtetërore, të gjitha në lexim të dytë.
Deputetët duhet që t’i shqyrtojnë edhe ndryshimet e propozuara dhe plotësimet e Ligjit për përmbarim dhe Ligjit për noteri, të dy në lexim të parë.
Komisioni i Kuvendit për sisteme politike dhe marrëdhënie midis bashkësive organizon Debat publik për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim. (MIA)