Deputetja Maja Moraçanin, njëkohësisht edhe kryetarja e re e DOM, në konferencën #VeprimIntegrim foli për angazhimet afatgjate të partisë, si parti e gjelbër e vetme, në kontekstin e lidhshmërisë së demokracisë, sundimit të së drejtës, mbrojtjes të së drejtave të njeriut me alternativat e gjelbra dhe zhvillimit të përgjithshëm.
Përmes prezantimit të arritjeve të partisë gjatë viteve në aspektin e masave ligjore, para së gjithash, çdo gjë që del si propozim nga DOM, Moraçanin numëroi disa nga arritjet si deputete. Si shembuj i tregoi formimin e Grupit Interpartiak për të drejtat e personave LGBTI dhe grupit joformal interpartiak për mbrojtjen e rajonit të Ohrit në bashkëpunim me UNESKO.
Aktivisti qytetar Goce Markovski e pyeti Moraçanin nëse ndjen përgjegjësi personale për vetëdijen e ulët të qytetarëve rreth vlerave evropiane dhe vlerave të gjelbra dhe deri ku është procedura për Ligjin për minerale të papërpunuara.
“Sa i përket vetëdijesimit ekologjik unë nuk pajtohem me pjesën e hulumtimit përmes fokus grupeve, sepse me saktësi e di se si ishte para 10 viteve, dhe ku jemi tani. Në aspektin e temave ekologjike vetëdija ishte në nivel tepër të ulët. Tani kemi vetëdije të ngritur të qytetarëve…Mendoj se temat ekologjike ndoshta janë më të rëndësishmet dhe ato që i kanë motivuar qytetarët të bashkohen, të protestojnë, të propozojnë zgjidhje…prandaj mendoj se në vetëdijen ekologjike ka përparim…ndoshta te politikanët është më e ulët se sa te qytetarët”, u përgjigj Maja Moraçanin.
Sa i përket Ligjit për minerale të papërpunuara, ajo theksoi se pas shumë diskutimeve ligji arriti deri në fazën procedurale.
“Është e nevojshme të votohet dhe të deklarohen të gjithë deputetët. Në seancën e fundit plenare në të cilën ishte e vendosur në rend të ditës, thjeshtë disa deputetë u larguan nga salla dhe nuk kishte kuorum për votim”, tha Moraçanin, duke shpresuar se pret që në seancën e ardhshme ligji do të vendoset në rend të ditës dhe se do ta fitojë mbështetjen e duhur.
“Ligji është në interesin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve”, theksoi Moraçanin.
Konferencën #VeprimIntegrim për vlera evropiane, alternativa të gjelbra dhe kundër nacionalizimit e organizoi CIVIL – Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski