Kërkesa për anulim të dënimit për Nikolla Gruevskin sot ka arritur në Gjykatën Penale dhe menjëherë i është dhënë gjykatësit për kryerje të sanksioneve, i cili në afat të ligjor prej tre ditëve duhet të prononcohet, informoi në brifing me gazetarët kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev.
Nëse është refuzuar ankesa, Gruevski ka të drejtë të ankohet në Këshillin gjyqësor, i cili vendos në shkallë të dytë.
Dy shkaqet në të cilat referohet Gruevski janë detyrime që i ka si deputet para se gjithash për shkak të proceseve aktuale në Kuvend të ndërlidhura me ndryshimet kushtetuese. Shkaku i dytë është i ndërlidhur me doktoratin që e ka mbrojtur këtë verë gjegjësisht në bazë të tezës së doktoraturës që të shkruajë libër.
Gjykatësi për kryerje të sanksioneve ka afat prej tre ditëve të përgjigjet nëse do ta pranojë propozimin dhe do ta anulojë vuajtjen e dënimit për Gruevskin, ndërsa nëse është i pakënaqur ai ka të drejtë apeli para këshillit gjyqësor i përbërë nga tre gjykatës.
Ish-kryeministri Gruevski kërkoi anulim edhe nga Gjykata Supreme. Avokatët e tij këtë e kanë propozuar që javën e kaluar në kërkesën për rihetim të jashtëzakonshëm ndaj aktvendimit për “Tank”, por nga Supremja thonë se nuk ka arritur akoma deri te ata.
Lidhur me aktin udhëzues, Xholev në brifingun, theksoi se mbrojta më 29.10 ka parashtruar kërkesë të veçantë për anulim të dënimit të Gruevskit.
Ish-kryeministri më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në vuajtjen e dënimit dyvjeçar me burg për rastin “Tank” gjegjësisht blerjen e mercedesit luksoz. (MIA)