EVN- Maqedoni, komuna e Kumanovës dhe Ndërmarrja Publike “Parkingu i Kumanovës”, kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e mbushësit për makinat elektrike. Mbushësi është vendosur në parkingun te Qendra për kulturë “Trajko Prokopiev”. Për këtë projekt të EVN-së, “Parkingu i Kumanovës” ka siguruar dhe shënuar me ngjyrë të gjelbër dy vend -parkingje dedikuar për automjete që do ta përdorin mbushësin. Parkimi për veturat elektrike në këtë lokacion është pa pagesë, kanë bërë të ditur nga Ndërmarrja.
Përdorimi i këtyre automjteve në Maqedoni është në fazën fillestare, por trendet globale në të cilën pretendon shteti dhe komunat, janë në drejtim të shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë me qëllim ruatja e mjedisit jetësor. Mbushës për automjete elektrike janë vensosur në më shumë qytete të vendit. Ideja është të nxitet përdorimi i këtyre automjeteve që do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit jetësor. (MIA)