Opinioni dhe transparenca në punën e gjykatës dhe të gjitha institucioneve që janë drejtpërdrejtë të lidhura me punën e gjykatës dhe me realizimin e të drejtave të qytetarëve, noterët, udhëheqësit e falimentuar kontribuojnë drejt afrimit të sistemit deri te qytetarët dhe përforcimin e besimit në sistemin gjyqësor në tërësi, theksoi në fjalimin e sotëm Ilir Sulejmani kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 2, me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë Qytetare.
“Çdo ditë përballemi me mosbesim të shprehur nga ana e qytetarëve në punën tonë. Besimi është rëndë të fitohet, ndërsa shumë lehtë humbet. Ju bind se drejt fitimit të besimit tuaj është kahëzuar puna e të gjithë gjykatësve dhe të punësuarve në këtë Gjykatë. E drejta e procedurës parësore gjyqësore nuk është privilegj, por e drejtë e qytetarëve, ndërsa obligim i gjykatave”, tha mes tjerash Sulejmani…
Qytetarët duhet ta dinë, nënvizoi se me vendimin gjyqësor askush nuk mund të marrë diçka që nuk i përket dhe në çka nuk ka të drejtë sipas ligjit. Sulejmani theksoi se gjykata mundet edhe të gabojë, ndërsa korrigjues i atyre gabimeve janë ilaçet juridike, si dhe kritika konstruktive nga qytetarët dhe mediat.
Ixhet Memeti, avokat i poopullit të Republikës së Maqedonisë, është i bindur se vetëm me komunikim të mirë mes qytetarëve dhe institucioneve dhe transparencës, mund të shkojmë përpara dhe të ketë perceptim real për atë se si punojnë institucionet. Përkujtoi se institucioni i avokatit të popullit këtë vit shënon 20 vjetorin e ekzistimit, ndërsa i përgjithshëm është përfundimi se në RM ky institucion është i njohur mes qytetarëve dhe mundohet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe t’i promovojë. Motoja themelore është, theksoi, se si t’i afrojë qytetarët me të drejtën dhe të kenë më shumë informacione për të drejtat e tyre dhe si munden t’i realizojnë sipas Kushtetutës dhe ligjeve në RM.
Avokati i popullit Memeti përkujtoi se vite prapa kur i publikonte raportet numri më i madh i ankesave kishte të bëjë me pushtetin gjyqësor.
Institucioni mori kompetenca të reja mbi pushtetin gjyqësor, fituam mandat, theksoi, të jemi miq të gjykatës.
“Ajo do të thotë se avokati i popullit fiton mandat të përfshihet në procedurat gjyqësore duke e vlerësuar dhe duke mos e shkelur parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, sqaroi Memeti dhe shtoi se ajo do të jetë sfidë sepse që nga fillimi nuk ekziston komunikim i mirë.
Sipas Memetit, të dhënat statistikore tregojnë se numri më i madh i ankesave të cilat vijnë te AP kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor.
“Nëse në vit AP pranon 1000 ankesa nga qytetarët të cilët nuk janë të kënaqur nga puna e pushtetit gjyqësor, për 50 për qind prej tyre nuk hapet procedurë sepse ankohen për vendimin gjyqësor, që nuk është puna jonë. Nga ato 50 për qind që mbesin rreth 20 kanë të bëjnë vetëm me perceptimin e qytetarëve. Ai perceptim duhet ta shqetësojë shoqërinë, t’i gjejë problemet dhe të tejkalohen… Pjesa tjetër ka të bëjë me punën e pabazë përkatësisht me ndërmarrjen e veprimeve”, sqaroi Memeti. Përkujtoi se për herë të parë në historinë e avokatëve të popullit të RM-së në vitin 2005 ndodhi për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve të shkarkohet gjykatësi, ndërsa kryetari i gjykatës të japë dorëheqje. Ajo ndodhi në Gjykatën e Apelit në Shtip.
Zhana Kuzmanovska, anëtare e Bordit Drejtues të Odës dhe avokate potencon se avokatura është aleat kryesor dhe bashkëpunëtor më i afërt i qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre.
“Drejtësia dhe gjyqësia në botë dhe në Republikën e Maqedonisë ishin kanë qenë në qendër të ngjarjeve shoqërore, në qendër të interesimit të profesionit shkencor, profesional dhe qytetar, ndonjëherë në konotacion negativ ose pozitiv, ndonjëherë në duart e laikëve, ndonjëherë në tehun e thikës. Për atë, gjatë ndarjes së pushtetit, jo rastësisht pushteti gjyqësor është një nga tre pushtetet, përveç atij ligjdhënës dhe ekzekutiv, të cilin e krijon mjedisi shoqëror në të cilin të gjithë jetojmë”, tha ajo…
Avokatura, theksoi Kuzmanovska, vazhdon të veprojë në suaza të sistemit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë në drejtim të sigurimit të drejtësisë dhe arritshmërisë së të drejtave për të gjithë qytetarët, pa shikim të pozitës së tyre shoqërore, statusit social, përkatësisë së grupeve të caktuara shoqërore ose mundësive ekonomike. (MIA)